Arbëri

Për 3 javë mbi 12 mijë të vaksinuar, procesi vlerësohet i ngadalshëm

Për 3 javë mbi 12 mijë të vaksinuar, procesi vlerësohet i ngadalshëm
Foto: Driton Paçarada/ KOHA
 

(KosovaPress) - Afërsisht janë bërë tri javë prej kur ka nisur vaksinimi kundër COVID-19 në Kosovë, e me 24 mijë dozave të vaksinës AstraZeneca që kanë qenë në dispozicion, deri më tani janë vaksinuar vetëm 12 mijë persona. Përkundër që Ministria e Shëndetësisë po vlerëson që ky proces po shkon jashtëzakonisht mirë, ka të tjerë që ndajnë mendim tjetër, madje konsiderojnë që procesi i vaksinimit anit-COVID në Kosovë po shkon ngadalë.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë deklaruar se vaksinimi po shkon sipas Planit Shtetëror për Vaksinim. Sipas tyre nuk ka nevojë për nguti.