Arbëri

Lenjani: Efekti i vaksinës mund të përcillet me dhimbje koke dhe temperaturë deri në 12 orë

 

Drejtori i Klinikës Emergjente, Basri Lenjani, ka thënë se pandemia ka penguar shërbimin emergjent, për shkak se aty trajtohen pacientët me lëndime nga më të ndryshme. Ai ka deklaruar se Klinika që e udhëheq iu ka dhënë prioritet të gjitha rasteve si goditjet në tru, zemër, gjendjeve aksidentale etj, derisa pandemia ka shkaktuar stërmbushje me pacientë të infektuar me COVID-19.

Duke folur për vaksinën anti-COVID, Lenjani ka thënë për EO kjo mund të kalojë me dhimbje koke, të nyjeve, marramendje dhe temperaturë, ku mund këto efekte mund të zgjasin deri në 12 orë.