Arbëri

Punëtori dogji autobusin për “ta frikësuar” pronarin e kompanisë që t’ia japë rrogën

Punëtori dogji autobusin për “ta frikësuar” pronarin e kompanisë që t’ia japë rrogën
Foto: Ilustrim
 

Punëtori, i cili u arrestua të mërkurën në mbrëmje nën dyshimin se ia kishte vënë zjarrin autobusit të kompanisë ku punonte, ka thënë për KOHËN se autobusin e kompanisë e kishte djegur për “ta frikësuar” pronarin e kompanisë, në mënyrë që t’ia jepte pagën.

Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, të enjten, njoftoi për rastin që kishte ndodhur në zonën industriale në Fushë-Kosovë. Aty thuhej se dyshohet që rasti ka të bëjë për shkak të mosdhënies së pagës. I dyshuari ishte liruar në procedurë të rregullt.