Arbëri

Miftaraj kërkon që me ligj të veçantë të mbrohet figura e Adem Jasharit

Pas deklaratave të ditëve të fundit rreth komandantit Adem Jashari, po kërkohet që me një ligj të veçantë të mbrohet emri i tij dhe Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Ehat Miftaraj i IKD-së e ka kërkuar një gjë të tillë, ndërsa ka shtuar se emrat e këtyre dy figurave kombëtare nuk meritojnë të keqpërdoren “prej çdo profiteri për kauza false”.

“Ligj të veçantë që mbron emrin Adem Jashari dhe Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Se meriton Adem Jashari dhe Skenderbeu me iu keqpërdor emri prej çdo profiteri për kauza falls”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.

Ditëve të fundit, debat kanë zgjuar deklaratat e disa prijësve fetarë myslimanë, të cilët e portretizuan Adem Jasharin si mysliman të devotshëm, por që shoqëria civile e kundërshtuan duke thënë se ai luftoi për komb e jo fe dhe që nuk mund të ndërlidhet lufta e tij me fe por atdhedashuri`.