Arbëri

Jasharaj kërkon nga Qeveria që ta ketë prioritet vaksinimin e mësimdhënësve

Jasharaj kërkon nga Qeveria që ta ketë prioritet vaksinimin e mësimdhënësve
 

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka kërkuar nga Qeveria e vendit që ta ketë në prioritet vaksinimin e mësimdhënësve.

I pari i kësaj sindikate Rrahman Jasharaj, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se kanë kërkuar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia që ta kenë primar vaksinimin e mësimdhënësve, mirëpo sipas tij, nga përgjigjet që kanë marrë ende nuk është pranuar ndonjë kontingjent i vaksinave.