Arbëri

Qeveria thotë se fluksi i qytetarëve për në Shqipëri s’ka lidhje me masat

Qeveria thotë se fluksi i qytetarëve për në Shqipëri s’ka lidhje me masat
 

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se fluksi i kësaj fundjave drejt Shqipërisë, sado që mund të jetë ndikuar, nuk është shkaktuar nga masat kundër COVID-19, të vendosura nga 7 prilli, e as nuk shpjegohet plotësisht përmes tyre.

Ai ka shkruar në Facebook se sipas të dhënave zyrtare në dy ditët e fundit, të premten dhe të shtunën janë regjistruar rreth 29 mijë persona që kanë dalë jashtë vendit në drejtim të Shqipërisë.