Arbëri

Kërkohet zbatimi i Ligjit për rimëkëmbje ekonomike ose një pako e re nga Qeveria

Kërkohet zbatimi i Ligjit për rimëkëmbje ekonomike ose një pako e re nga Qeveria
Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka po kërkon nga qeveria e re zbatimin e Ligjit për rimëkëmbje ekonomike ose miratimin e një pako të re stimuluese financiare për bizneset dhe qytetarët e afektuar si pasojë e pandemisë Covid-19.

Në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, kanë thënë për KosovaPress, se kjo ministri aktualisht është duke e analizuar situatën në lidhje me dëmin ekonomik të shkaktuar nga COVID-19 dhe ndërhyrjet e mundshme që kjo ministri mund të ndërmarrë për të zbutur ndikimin e pandemisë në ekonomi.