Arbëri

As gjysma e stafit shëndetësor në Kosovë s’është vaksinuar për mbrojtje ndaj COVID-19

Foto: Alban Bujari / KOHA
 

Nga rreth 13 mijë persona që janë staf shëndetësor në Kosovë, vetëm 5 mijë janë vaksinuar për mbrojtje ndaj Covid-19 deri më tani. Prej tyre, 500 janë vaksinuar në Shqipëri, e të tjerët në Kosovë, me vaksinën e prodhuesit “AstraZeneca”.

Oda e Mjekëve në Kosovë thotë se ky numër i të vaksinuarve është rrjedhojë e mungesës së sqarimeve të duhura nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike se kush mund të vaksinohet.