Arbëri

Stano: Kosova të përqendrohet në dialogun me Serbinë

 

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Peter Stano, ka thënë se pas konstituimit të institucioneve, Kosova tani mund të fokusohet qartë në procesin e reformave dhe dialogut me Serbinë.

Stano në një përgjigje për KOHËN ka thënë se shefi i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell, po pret që të takojë presidenten Vjosa Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurti së shpejti, pa dhënë detaje të tjera.