Yll Buleshkaj nga Zyra për Regjistrimin e Partive Politike ka thënë se nga data 31 mars ka shënuar afatin për dorëzimin e raporteve financiare për shpenzimet në fushatë dhe afatin për dorëzimin e formularit për vazhdimin e regjistrimit të partisë politike.
Ai ka thënë se nga 28 subjekte politike, 27 e kanë dërguar raportin, ndërkaq një subjekt politik nuk e ka bërë këtë.
“Për shkak të kësaj mungese ashtu siç e parasheh ligji për këtë arsye ky subjekt është gjobitur 1000 euro dhe i caktohet masë prej 0.01% gjobë të pagës bazë për secilën ditë të vonesës. Rekomandojmë KQZ-së të shqiptojë këto gjoba. Nga 46 parti për sjelljen e formularit për vazhdimin e regjistrimit të partisë politike kanë dështuar dy që ta sjellin formularin, dy që kanë dështuar janë Partia Demokratike e Diasporës dhe alternativa demokratike e Kosovës. I rekomandojmë KQZ-së që të çregjistrojë këto dy parti”, ka thënë ai.
-
KQZ-ja dënon dy parti politike me 750 euro, dorëzuan me vonesë formularët e azhurnimit
-
Sot përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë
-
Sot përfundon afati për subjektet e reja politike për aplikim në zgjedhjet e 7 qershorit
-
Sot afati i fundit për partitë për njoftimin e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe regjistrimin e koalicioneve
-
KQZ-ja vendos afatet për partitë politike, koalicione apo garë individuale