Arbëri

Në të gjitha vendet e rajonit ka nisur vaksinimi masiv, Kosova ngec mbrapa

 

Kosova ka ngecur mbrapa me vaksinimin kundër koronavirusit edhe në krahasim me shtetet fqinje. Teksa në vend deri sot janë vaksinuar mbi 2500 punonjës shëndetësorë, të gjitha vendet tjera në rajon kanë nisur vaksinimin masiv.

Sipas të dhënave në “ourworldindata”, në rajon, Kosova është e fundit sa i përket këtij procesi. Të dhënat tregojnë se Serbia i prin rajonit për vaksinim, me 2.5 milionë qytetarë të vaksinuar, deri më 2 prill. Ky shtet tashmë është ndër më të suksesshmit në Evropë dhe botë sa i përket vaksinimit me vaksinat anti-COVID.