Arbëri

Gastronomët pranojnë mbylljen për 12 ditë, jo më shumë

 

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, ka njoftuar se do të respektohet ndalimi i punës për 12 ditë, sipas vendimit të Qeverisë, duke nisur nga 7 prilli.

Gjatë kësaj kohë, sipas Kllokoqit do të bisedohet me Ministrinë e Shëndetësisë për gjetjen e një zgjidhje, në të kundërtën pas 11 ditësh gastronomët do të nisin punën sërish.