Qeveria e Kosovës sot do mbajë mbledhje në orën 15:00. KOHA ka mësuar se temë e rendit të ditës do jenë masat e reja anti-COVID.
Ditë më parë janë paralajmëruar se do hyjnë në fuqi masa të reja, të cilat do prekin gastronominë dhe bizneset.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë anën tjetër, Shoqata e Gastronomëve do mblidhet në 14:00 për t'i diskutuar masat anti-COVID. Afrim Muçiçi nga Oda e Hotelerisë ka kërkuar që të lejohet organizimi i dasmave.
“Dihet që prej sallave të dasmave ne mbajmë familje, kurse partitë politike i shfrytëzuan ato për fushata, u rrit numri i të infektuarve kështu që duan tashmë ta mbyllin vendin. Jemi një zëri të bashkuar, ne jemi pro hapjes për të gjitha kategoritë. Ne nuk kemi qëndruar duarkryq gjatë kësaj kohe, i kemi shkuar rrugës institucionale, nuk kemi dalë në rrugë të përballemi me dhunë”, ka thënë ai.
Kundër masave të reja janë shprehur edhe disa përfaqësues komunash. Ata thonë se vendosja e masave do e dëmtonte më shumë ekonominë.