Arbëri

Prindërit kundër mbylljes së shkollave

Prindërit kundër mbylljes së shkollave
SBASHK-u është shprehur se do të respektojë çdo vendim të institucioneve, për këtë ka ftuar edhe prindërit ta bëjnë të njëjtën gjë

Paralajmërimi se në kuadër të masave të reja për dy javë pritet të ndodhë edhe mbyllja e shkollave, nuk u ka pëlqyer Këshillit të Prindërve të Kosovës.

 

Përveç sektorëve të tjerë, masat e reja anti-COVID pritet të vlejnë edhe për institucionet shkollore. Derisa Këshilli i Prindërve po i kërkon Qeverisë që të shqyrtojë mundësinë që shkollat të vazhdojnë punën, në SBASHK vlerësojnë se prindërit duhet ta respektojnë vendimin e institucioneve. Nga java e ardhshme pritet mbyllje e shumë sektorëve për 12 ditë

Paralajmërimi se në kuadër të masave të reja për dy javë pritet të ndodhë edhe mbyllja e shkollave, nuk u ka pëlqyer Këshillit të Prindërve të Kosovës.

Këshilli u ka bërë thirrje institucioneve që shkollat të jenë të fundit që mbyllen dhe të gjendet një mundësi që ato të vazhdojnë punën.