Arbëri

Rreth 680 profesionistë shëndetësorë vaksinohen në sallën “1 tetori”

Foto: Ilustrim / KOHA
 

Sot është dita e tretë që në qendrën kryesore të vaksinimit në sallën “1 tetori” në Prishtinë po vazhdon vaksinimi me dozën e parë AstraZeneca të profesionistëve shëndetësorë.

Për dallim nga ditët tjera kur në këtë qendër u vaksinuan kujdesi parësor shëndetësor, tashmë në hyrje të kësaj salle është vendosur një njoftim me orarin për stafin mjekësor të klinikave të Qendrës Klinike Universitare.