Arbëri

Abelard Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të PDK-së

Abelard Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të PDK-së
 

Abelard Tahiri do të jetë shef i Grupit parlamentar të PDK-së në këtë legjislaturë. Vendimi, sipas njoftimit të PDK-së, ishte unanim.

“Në këtë mbledhje të cilën e udhëhoqi kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, u diskutua edhe për ndarjen e përgjegjësive të deputetëve të PDK-së në legjislaturën e tetë. Pas diskutimeve të deputetëve, u caktuan edhe udhëheqësit e Komisioneve Parlamentare me të cilat do të kryesojë Partia Demokratike e Kosovës si dhe u dhanë propozimet për zëvendës kryetarët dhe anëtarët e Komisioneve Parlamentare”, thuhet në njoftimin e PDK-së.