Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deri në maj, nëpërmjet COVAX-it vijnë edhe 76 mijë doza të “AstraZenecas”

Edhe 76 mijë e 800 doza të vaksinës “AstraZeneca” për imunizim ndaj COVID-19 do të arrijnë në Kosovë deri në muajin maj, ka bërë të ditur UNICEF-i.

Të dielën arritën 24 mijë dozat e para, nga 100 mijë e 800 sa ishin zotuar nga programi COVAX.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pos këtyre vaksinave, në Kosovë së shpejti pritet të arrijë edhe një sasi e vaksinës së “Pfizerit” si ndihmë nga Komisioni Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Stafi shëndetësor dhe personat mbi 80-vjeç janë të parët që po vaksinohen në vend.