Arbëri

Te PDK-ja thonë se nuk bëjnë kompromise për një kandidat për president që nuk përfaqëson unitetin politik

PDK
Foto: EO
 

Prishtinë, 29 mars (Ekonomia Online) - Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se partia e tij nuk është përjashtuese, por kur është pyetje te çështja e presidentit nuk do të bëjë kompromise për kandidatët që nuk përfaqësojnë unitetin politik.

PDK-ja edhe më herët ka thënë se nuk do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente, të cilën e ka cilësuar si figurë përçarëse e jo unifikuese.