Arbëri

Shala: Disa prokurorë patën të hyra vjetore deri në 54 mijë euro nga pozitat dytësore

 

Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë në Express Intervistë të KTV-së se Ligji për parandalimin e Konfliktit të Interesit nuk është zbatuar që nga koha kur ka hyrë në fuqi.

Sipas tij, IKD-ja ka bërë një hulumtim i cili ka gjetur se ka pasur prokurorë të cilët kanë arritur të kenë të hyra vjetore deri në 54 mijë euro, që janë më të larta se të hyrat vjetore edhe të presidentit.