Arbëri

Selmanaj: LDK-ja shumë shpejtë do të kthehet si parti kryesore në vend

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka falënderuar votuesit që për të tretën herë ia kanë dhënë besimin për të qenë pjesë e Kuvendit.

Ai përmes një statusi në Facebook ka përmendur situatën nëpër të cilën po kalon partia e tij, porse ka thënë se është i bindur se shumë shpejtë do të kthehet si parti kryesore në vend.

“E ndjej përgjegjësi të lartë politike, morale dhe kombëtare që t’ju shërbej me përkushtim, vendosmëri dhe devotshmëri të madhe. Edhe pse partia jonë Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po kalon ditët më të mira të saj, jam i bindur që shumë shpejtë do të kthehet aty ku e ka vendin, si partia kryesore në vend. LDK ka qenë, është dhe do të mbetet boshti kryesor i shtetësisë së Kosovës”, ka shkruar ai.