Arbëri

Lladrovci: Nëse Kushtetuesja nuk lejoi Kurtin të kandidojë për deputet, si mund ta udhëheqë ai Qeverinë

 

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pyetur se si mund të mandatohet Albin Kurti për kryeministër, nëse Gjykata Kushtetuese ia ka mohuar atij të drejtën të kandidojë për deputet, për shkak të problemeve me ligjin.

Ai ka thënë se Kurti i ka numrat në çdo kohë për çdo emër për të drejtuar Qeverinë e re. Tutje ka shtuar se beson se Qeveria e re e ka dhe duhet të ketë kapacitetin e plotë ligjor, moral e politik për të punuar.