Arbëri

Nisma vërshoi Ministrinë e Tregtisë me të punësuar me kontrata mbi vepër

KOHA që nga e enjtja ka kërkuar një përgjigje nga MTI-ja për nevojat që ka kjo Ministri për punësime përmes kontratave për shërbime të veçanta të konsulentëve individualë, por nuk ka marrë përgjigje

Nisma Socialdemokrate pak para largimit nga pushteti është kujdesur që të sistemojë njerëz të partisë nëpër institucione.

 

Dhjetëra punësime me kontrata mbi vepër janë bërë vetëm në pesë ditët e fundit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Kjo Ministri që udhëhiqet nga Nisma Socialdemokrate ka nënshkruar pesë tenderë për shërbime konsulente, duke punësuar njerëz kryesisht të afërt me këtë parti. KOHA ka siguruar emrat e disa të punësuarve dhe lidhjet e tyre me këtë parti

Nisma Socialdemokrate pak para largimit nga pushteti është kujdesur që të sistemojë njerëz të partisë nëpër institucione.

Vetëm brenda katër ditësh, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë janë nënshkruar pesë tenderë për shërbime konsulente, përmes të cilëve janë punësuar mbi 20 persona, kryesisht të afërt me Nismën, parti kjo që udhëhoqi me këtë ministri.