Arbëri

Von Cramon: Qeveria e Kosovës t’i bindë shtetet skeptike për liberalizimin e vizave, sidomos Francën

Foto: CC-BY-SA Stephan Röhl / www.boell.de
Foto: Ilustrim
 

(Kosova Press) - Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk duket në horizont as këtë vit. Pandemia dhe zgjedhjet në disa shtete evropiane, pritet ta pamundësojnë vendimmarrjen e Këshillit të BE-së, për lëvizjen e lirshme të kosovarëve në zonën Shengen. Megjithatë, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von-Cramon i kërkon qeverisë së ardhshme të punojë dhe përfshihet në dialog me vendet skeptike për t’i bindur se meriton liberalizimin e vizave.

Ajo vlerëson se më e rëndësishme është që të bindet qeveria franceze për këtë.