Arbëri

PREBK-u kritikon vendimin e Supremes, paralajmëron ankesë në Kushtetuese

Foto: KOHA
 

Refuzimin e ankesës së Partisë Rome të Bashkuar nga Gjykata Supreme, kjo parti e ka cilësuar si të papranuar, jologjike dhe absurde. Supremja i kishte cilësuar si të pavlefshme disa nga fletëvotimet që i përkisnin Romani Iniciatives, ndërsa disa i kishte pranuar.

PREBK-u thotë se nuk e pranon rezultatin zgjedhor të 14 shkurtit për shkak se Gjykata Supreme “nuk ka përdorur standard unik në kuptimin se me të njëjtat prova dhe argumente miraton si të bazuara pretendimet duke anuluar votat në disa komuna, ndërsa në disa komuna të tjera refuzon pretendimet ankimore dhe kështu gjykata ka krijuar pabarazi para ligjit”.