Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ish-kryediplomatja e Kosovës Haradinaj-Stublla mbetet jashtë Kuvendit pas rinumërimit të votave

Meliza Haradinaj-Stublla nuk ka fituar ulëse në legjislaturën e re në Kuvendin e Kosovës, pas rinumërimit të votave.

Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit, të shtunën, Haradinaj-Stublla nuk figuron në mesin e deputetëve të rinj, edhe pse në rezultatet përfundimtare ishte aty.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo është zëvendësuar me Albana Bytyqin, e cila nga zgjedhjet kishte marrë 4,420 vota. Bytyqi ishte ankuar për manipulim të votave në PZAP.

Haradinaj-Stublla ka 4,347 vota pas rinumërimit të votave, ndërkaq Bytyqi ka vetëm 73 vota më shumë se ish-ministrja e Jashtme.

Ish-kryediplomatja e Kosovës ishte akuzuar nga Florentina Gjergjaj e AAK-së për vjedhje të votave. Menjëherë pas publikimit të rezultateve përfundimtare, Gjergjaj ishte ankuar në PZAP duke kërkuar rinumërimin e votave të saj dhe të Haradinaj-Stubllës.

PZAP-ja më pas duke e aprovuar kërkesën e saj, kishte vendosur që të rinumërohen fletëvotimet me kusht në të gjitha komunat e Kosovës dhe të gjitha fletëvotimet nga diaspora të kandidatëve të AAK-së.