Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke mbajtur mbledhje për të diskutuar vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesat e subjekteve dhe kandidatëve në zgjedhjet parlamentare.
KQZ-ja ka diskutuar edhe për rinumërimin e votave me kusht dhe të diasporës të kandidatëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Komisioni ka rekomanduar që të rinumërohen shtatë kuti votimi ku ishte prezent personi i përfolur në media për manipulim të votave. Kjo thuhet të bëhet në prani të hetuesve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rinumërimi do të bëhet në prani të hetuesve. Votat e AAK-së nga mërgata dhe me kusht të rinumërohen, sipas vendimit të PZAP-së”, është thënë nga KQZ-ja.
Në anën tjetër, nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve është bërë e ditur se rinumërimi do të fillojë të hënën në orën 16:30.
Nga QNR-ja është njoftuar se 40 vëzhgues për një subjekt politik kanë të drejtë të vëzhgojnë.
PZAP ka marrë vendim për rinumërim të këtyre votave, pas apelit të bërë nga kandidatja e AAK-së Florentina Gjergjaj.