Arbëri

Ndizet flakadani i Ushtrisë në kazermën “Adem Jashari”

Në ora 18:15 është ndezur për herë të parë flakadani i ushtrisë në obeliskun e sapondërtuar në Kazermën "Adem Jashari".

Në këtë obelisk janë vendosur emblemat e UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së. Ky flakadan u ndez në Natën e zjarreve në kuadër të shënimeve të Epopesë së UÇK-së, gjatë 5, 6 dhe 7 marsit.

Ai simbolizon shtrirjen e organizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ne tërë territorin e Kosovës, pas masakrës në familjen Jashari në Prekaz. Flakadani do të rrijë i ndezur disa orë sonte, kurse flaka e tij duket që nga larg.

Sot, si çdo vit tjetër, manifestimi i Epopesë është përmbyllur me “Natën e Zjarreve”.

Gjatë këtyre tri ditëve, qytetarë, liderë institucional e përfaqësues të partive politike kanë qëndruar në Prekaz.