Arbëri

DnV-ja bën thirrje të hetohen dyshimet për falsifikim me vota të kandidatëve

DnV-ja bën thirrje të hetohen dyshimet për falsifikim me vota të kandidatëve
 

Demokracia në Veprim ka bërë thirrje që të hetohen dyshimet për falsifikim me vota të kandidatëve në Qendrën e Numërimit të Votave.

DnV-ja i ka bërë thirrje Prokurorit të Shtetit që me urgjencë t’i fillojë hetimet dhe të marrë masa adekuate.