208 ankesa në PZAP për rezultatin zgjedhor

208 ankesa në PZAP për rezultatin zgjedhor
Paneli për Ankesa dhe Parashtresa ka njoftuar se brenda 24 orëve janë paraqitur 208 ankesa nga partitë dhe subjektet politike kundër rezultatit zgjedhor, të publikuar nga KQZ-ja.
PZAP-ja ka njoftuar se lidhur me këto apele do vendoset brenda afatit ligjor prej 72 orëve.
“Jemi në procedim/administrim të ankesave dhe ende nuk kemi mundësi për të ju informuar me numrin e kandidatëve të subjekteve politike për secilin subjekt të cilat kanë parashtruar apele në PZAP-i lidhur me publikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e PZAP-së.
31 ankesa në PZAP për rezultatin e zgjedhjeve
Sot përfundon afati kur subjektet politike dhe kandidatët për deputetë mund të dorëzojnë ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në lidhje me rezultatin përfundimtar nga zgjedhjet e 14 shkurtit.
Deri në këtë orë, në PZAP janë paraqitur 31 apele nga kandidatët e subjekteve politike, ka thënë kryesuesi i sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku.
“Apelet janë paraqitur kundër këtyre rezultateve për shkak të mospërputhjes së rezultateve: Parregullsi në plotësimin e FPR-së, gabime në FPR, parregullsi gjatë numërimit me kusht, mungesa e votave, bartja e votave në një kandidat tjetër, etj”, i tha Desku Kohës.
Afati për paraqitjen e apeleve kundër rezultateve të zgjedhjeve është 24 orë që nga momenti i shpalljes së tyre, ndërsa PZAP merr vendim lidhur me to brenda 72 orëve. Afati rrjedhimisht do të mbyllet në orën 11:00.
Në bazë të rezultateve përfundimtare, VV ja është partia e parë me 49.95 për qind, e pasuar nga PDK-së, me 16.9 për qind, LDK-ja me 12.64 për qind, AAK 7.078 për qind.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Kurti thotë se në dy vjet rritja mesatare ekonomike ishte 7.9 për qind

Lavrov: BE-ja s’dëshiron ta detyrojë Prishtinën që ta formojë Asociacionin

Kabineti i radiologjisë në QKMP me pajisje jashtë funksionit

Begaj: Kosova nuk mund të mungojë në asnjë takim ndërkombëtar

Tetëmbëdhjetë komuna pa noterë

Mungesa e Warfarinit, pacientët ankohen në terapitë zëvendësuese

Biliçik për dialogun: Topi është në duart e Prishtinës

Një metër dru po shitet deri në 65 euro, qytetarët ankohen për çmimin dhe mashtrimet në matje

Tahiri: Ekonomia e Kosovës buzë kolapsit

Qeverisë i kërkohet që të mos e dëmtojë pozicionin e Kosovës në dialog

Aliu: Po bëjmë çmos që rruga Prishtinë – Podujevë të përfundohet sa më parë
