Arbëri

PDK: Rezultatet e zgjedhjeve janë pasqyrë e shembull i nivelit të lartë të demokracisë

PDK: Rezultatet e zgjedhjeve janë pasqyrë e shembull i nivelit të lartë të demokracisë
 

Partia Demokratike e Kosovës ka falënderuar anëtarët, simpatizantët e përkrahësit, ndërsa ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit janë pasqyrë dhe shembull i nivelit të lartë të demokracisë në vend.

PDK-ja ka dal e dyta në zgjedhjet e 14 shkurtit duke marrë 16.9 për qind të votave. Lëvizja Vetëvendosje ka triumfuar bindshëm me 49.95 për qind të votave.