Arbëri

Subjektet politike dhe kandidatët kanë afat 24 orë të ankohen në PZAP lidhur me rezultatin e zgjedhjeve

Subjektet politike dhe kandidatët kanë afat 24 orë të ankohen në PZAP lidhur me rezultatin e zgjedhjeve
 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 438 mijë e 334 vota apo 49,95 për qind, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 148 mijë e 296 vota apo 16,9 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 110 mijë e 978 apo 12,64 për qind, List Srpska 44 mijë e 404 vota apo 5,06 për qind ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 62 mijë e 111 vota apo 7,07 për qind.