Arbëri

Vjosa Osmani, kandidatja më e votuar me mbi 300 mijë vota

Kandidatja nga Lëvizja Vetëvendosje për presidente, Vjosa Osmani, ka dal më e votuara në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Numri dy në listën e VV-së, ka marrë 300.788 vota.

Me këtë numër, Osmani bëhet kandidatja e dytë më e votuar në zgjedhjet në Kosovë. Më shumë vota sesa ajo ka marrë vetëm edhe ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova në zgjedhet e viteve 2001 dhe 2004, mirëpo atëkohë, kishte ligj tjetër zgjedhor - për bartësin e listës shkonin të gjitha votat e subjektit. Rugova ishte bartës i listës në dy palë zgjedhjet e vetme të fituara nga LDK-ja pas luftës (2001 dhe 2004).