Arbëri

VV-ja thotë se ka marrë 50% të votave, falënderon votuesit e saj

Lëvizja Vetëvendosje thotë se në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë 438 mijë e 334, apo 50 për qind të votave.

VV-ja përmes një postimi në facebook ka falënderuar votuesit në Kosovë dhe ata nga diaspora për votat që i kanë dhënë subjektit të tyre politik.

“Falënderojmë qytetarët e Republikës së Kosovës brenda dhe jashtë vendit për mbështetjen e jashtëzakonshme! Falënderojmë Vullnetarët për punën e madhe. Aktivistët për përpjekjet dhe angazhimin e palëkundur, dhe vëzhguesit e komisionerët, veçanërisht atyre që kanë vijuar punën edhe pas ditës së zgjedhjeve në Qendrën e numërimit. Së bashku krejt dhe drejt!”, thuhet në reagimin e VV-së.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që pas pak t’i shpallë rezultatet përfundimtare.

Pas kësaj, subjektet politike apo edhe kandidatët do të kenë disa ditë mundësi ankese për ndonjë parregullsi të mundshme, në PZAP.

Image