Arbëri

​KQZ-ja sot shpall rezultatet përfundimtare, certifikimi tyre mund të marrë kohë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) mbrëmë është përmbyllur numërimi i votave nga diaspora, e me këtë është përmbyllur procesi i numërimit të votave të përgjithshme të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

KQZ-ja do të shpall sot rezultatet përfundimtare, në ditën e 18 pas ditës së zgjedhjeve, ashtu si më 2014 dhe 2017.

Kësaj radhe janë rinumëruar më shumë vendvotime, gjithsej 564 dhe janë numëruar më shumë se 32 mijë vota me kusht dhe rreth 57 mijë vota të ardhura përmes postës.

Me shpalljen e rezultateve përfundimtare, hapet rruga për partitë dhe kandidatët që të paraqesin ankesat e tyre në PZAP lidhur me rezultatet.

Ankesat mund të paraqiten brenda 24 orësh nga momenti i shpalljes së rezultateve nga ana e KQZ-së dhe PZAP-ja duhet të marrë vendim brenda tri ditësh.

Nëse palët janë të pakënaqura edhe me vendimet e PZAP-së, atëherë të njëjtat mund t’i drejtohen brenda 24 orëve Prokurorisë dhe Gjykatës Supreme, e cila gjithashtu ka 3 ditë kohë për të vendosur për ankesat.

Vetëm pas kësaj, KQZ-ja mund të certifikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve dhe t’i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës. \ ksp