Arbëri

MF-ja njofton se ekzekutimi i pjesës së dytë të shtesës për punonjësit e arsimit bëhet në maj

MF-ja njofton se ekzekutimi i pjesës së dytë të shtesës për punonjësit e arsimit bëhet në maj
 

Ministria e Financave ka njoftuar se është përfunduar me sukses ekzekutimi i pagesave shtesë në shumë prej 100 euro për punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar të Kosovës.

“Mjetet e paguara për këtë qëllim janë ndarë nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike, i aprovuar më 14 janar 2021, konkretisht nga masa 2 - për mbështetjen e sektorit të arsimit për të mundësuar mbarëvajtjen e mësimit gjatë vitit shkollor 2020/21”, thuhet nga MF-ja.