Arbëri

Tetë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Tetë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
Foto: KOHA
 

Tetë persona kanë humbur betejën me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në vend. Me tetë vdekjet e regjistruara sot, numri total i rasteve të vdekjes si pasojë e COVID-19 ka arritur në 1616.

Rastet e vdekjes janë nga Prishtina (81, 77, 65, 78 vjeç), Klina (64 vjeç), Peja 1 rast (37 vjeç), Prizreni (77 vjeç), Suhareka (87 vjeç).