Ka nisur mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka propozuar që të ofrohen raporte për numrin e votave me kusht e procedurës së verifikimit të votave me post sepse ka filluar ai votim gjithashtu edhe raporti i të gjitha dërgesave që janë pranuar.
“Raportin që e kemi marrë për klasifikimin e votave të diasporës i kam shikuar me kujdes dhe është një klasifikim që nuk mund te gjendet nga ligjet në fuqi të miratuara nga KQZ, po e them një çështje përveç një verifikimi që eshët bërë dhe janë vërejtur nga qendra se si janë bë lëshime gjatë regjistrimit dhe klasifikimit. Kanë me qindra ose mijëra të tilla ne kemi kategori të tilla, votues që kanë dërguar disa herë, votues të pa identifikueshëm, a janë dërgu në prokurori apo çka. Ajo çka kam dëgjuar unë, nëse në një zarf janë 10 fletëvotime që nuk mohohet se janë të një familje, mirëpo nga 10 prej tyre nuk e kanë dërgu një dokument verifikimi, nga ajo që kam dëgju thonë se të gjitha zarfi anulohet sepse njëri se ka dërgu dokumentin e identifikimit”, ka thënë ai.
Ndërkaq kreu i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, ka thënë se KQZ-ja ka pranuar të gjithë materialin e ndjeshëm dhe e ka trajtuar dhe ka proceduar me çështje të tjera.
“494 vendovotime janë rinumëruar vendvotime, pastaj nga kontrollimi i databazës edhe 58 vendvotime kanë pasur mospërputhje. Të gjitha këto janë rinumëruar dhe është i mbyllura. Dy vendvotime janë rinumëruar dhe nuk kanë mundur të procesohen si të rregullta. Janë në auditim dhe nuk munden me kaluar një në komunën e Vushtrrisë, janë 5 fletëvotime më shume, rasti tjetër në komunën e Mitrovicës së Veriut kemi 10 fletëvotime më shumë se nënshkrimet”, ka thënë ai.