Arbëri

FSK-ja pjesë e stërvitjes “Defender Europe 21”

FSK-ja pjesë e stërvitjes “Defender Europe 21”
 

Forca e Sigurisë Kosovës (FSK) do të marrë pjesë në stërvitjen e koduar “Defender Europe 21” që do të zhvillohet në Shqipëri në periudhën 26 prill – 20 qershor 2021. Si forcë aleate e NATO-s, Forcat e Sigurisë Kosovës do të jenë pjesë përbërëse e 3100 trupave pjesëmarrëse në stërvitje, krah atyre të SHBA-së, Kanadasë, Britanisë Madhe, Turqisë, Rumanisë, Greqisë, Bullgarisë, Çekisë, Hungarisë, Kroacisë, Maqedonisë Veriut, Malit të Zi, Bosnjë-Hercegovinës e Gjeorgjisë.

Zhvillimi i stërvitjes dhe pjesëmarrja e një numri të madh trupash ushtarake në këtë stërvitje do të rrisin bashkëpunimin ndërmjet vendeve. Kjo stërvitje zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit me palën amerikane.