Pjesëtarë të Sindikatës së pavarur të Shërbimit Korrektues të Kosovës, kanë protestuar të hënën para objektit të Qeverisë së Kosovës, për mospërfshirje në pagat shtesë në kuadër të ligjit mbi pandeminë Covid-19, raporton Ekonomia Online.
Sadat Murturi nga Sindikata e Burgut Korrektues tha që kjo është e padrejtë dhe se ndihen të diskriminuar.
“Nuk kemi dalë prej qefit, e as për 100 euro, po jemi dalë se jemi diskriminuar si sindikatë”, tha Murturi nga kjo sindikatë./EO
{gallery}