Arbëri

Dy partitë opozitare në Shqipëri nënshkruajnë marrëveshje për koalicion parazgjedhor

Foto: topchannel
 

Partia Demokratike në Shqipëri dhe Lëvizja Socialiste për Integrim sot kanë firmosur marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet e 25 prillit, me sloganin ‘’Shqipëria, shtëpia që fiton’’.

Marrëveshja është firmosur nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ku do të konkurrojnë në zgjedhje me dy lista (PD-AN + LSI).