Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e parë e këtij muaji do karakterizohet me mot të ngrohtë.
Temperaturat minimale do lëvizin ndërmjet -2 deri në 2 gradë Celsius, derisa ato maksimalet nga 9-17 gradë.
“Në fundjavë parashihet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat vende - vende do të sjellin shi dhe ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.