Eksperti i sigurisë kibernetike ngre dyshime për reagimin e MF-së pas sulmit kibernetik

- 19:52Eksperti i sigurisë kibernetike ngre dyshime për reagimin e MF-së pas sulmit kibernetik
- 18:19MF-ja për sulmin kibernetik: S’janë cenuar të dhënat personale të qytetarëve
- 17:17Pas Ministrisë së Financave, dyshohet për sulm kibernetik edhe në Telekom
- 16:46Sulm kibernetik në Ministrinë e Financave
Eksperti i sigurisë kibernetike ngre dyshime për reagimin e MF-së pas sulmit kibernetik
Eksperti i sigurisë kibernetike, Hekuran Doli, ka ngritur dyshime lidhur me deklarimet e Ministrisë së Financave se sulmi i sotëm kibernetik, ka përfunduar pa ndonjë dëm të madh.
Doli ka shkruar se vlerësimi i gjendjes së sigurisë pas një sulmi duhej bërë pas një analize të detajuar, për dallim nga MF-ja që sipas tij, ka bërë reagim të menjëhershëm.
Ai ka shtruar edhe pyetje sesi hakerët kanë arritur të kenë qasje në Regjistrin Civil.
I gezuar te degjoj konstatimin e menjehereshem se tentativa per sulm kibernetik nuk paska qene e suksesshme, pavaresisht...
Posted by Hekuran Doli on Sunday, February 28, 2021
MF-ja për sulmin kibernetik: S’janë cenuar të dhënat personale të qytetarëve
Ministria e Financave ka konfirmuar sulmin kibernetik duke thënë se sulmues të paidentifikuar, kanë përdorur të dhënat personale të Regjistrit Civil, duke tentuar t’i lexojnë të dhënat e faturave të tatimit në pronë.
Ministria përmes një komunikate thotë se sulmuesit nuk kanë arritur ta cenojnë integritetin dhe sigurinë e Sistemit Informativ dhe se me rastin po merren organet kompetente.
Pasditen e sotme KOHA ka raportuar për sulmin në fjalë. Një i tillë dyshohet se ka ndodhur edhe në Telekomin e Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Pas Ministrisë së Financave, dyshohet për sulm kibernetik edhe në Telekom
Gjatë së dielës është raportuar se ka pasur sulm kibernetik edhe në Telekomin e Kosovës, krahas atij në Ministrinë e Financave.
Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se kanë informacione për një sulm në Telekom, derisa thonë se informatat e pranuara janë duke u trajtuar nga specialistët e Policisë.
“Sot është raportuar për sulme kibernetike në dy institucione. Informatat e pranuara po trajtohen nga ana e specialistëve të Policisë për hetimin e krimeve të tilla në koordinim me institucionet ku dyshohet të kenë ndodhur”, thuhet në njoftimin policor.
Në anën tjetër, Vala i ka mohuar raportimet e tilla, duke i cilësuar si të pavërteta.
“Telekomi i Kosovës është sulmuar me lajme të rrejshme dhe shumë të dëmshme për biznesin tonë. Nuk jemi sulmuar e as nuk është rrezikuar as edhe një IP e vetme. E gjitha është sajuar nga ekspertë të vetëshpallur”, thuhet në njoftimin e Valës.
Sulm kibernetik në Ministrinë e Financave
Ministria e Financave sot ka qenë cak i një sulmi kibernetik. Ministri në detyrë i kësaj ministrie, Agim Krasniqi, i ka thënë KOHËS se sulmi ka ndodhur gjatë së dielës në Departamentin e Tatimeve.
“Sulmi ka ndodhur sot në Departamentin e Tatimeve. Jemi duke u marrë me rastin, s’ka diçka serioze. Brenda pak minutash do dalim me njoftim”, ka thënë Krasniqi.
Për sulmin ka folur edhe Policia e Kosovës, ku thotë se është duke u marrë me informacionet e pranuara.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Gërvalla për hartën me ndryshimin e kufijve: E rrezikshme, në këtë formë cyten konflikte të reja

Maqedonia e Veriut e gatshme ta ndihmojë Kosovën drejt integrimit në BE

Pjetër Shala sot paraqitet në seancë paragjyqësore në Speciale

Sot mot me vranësira dhe shi

Ymeri: Kosova duhet të lëshojë pe në diçka në dialog që të marrë diçka tjetër

Serbia akuzon Kosovën se s’dëshiron dialog

MD-ja propozoi për kryesues të Provimit të Jurisprudencës gjyqtarin me pesë vende pune

COVID-19 në Shqipëri: 6 të vdekur e 134 raste të reja

Vllasi: Asociacioni të mos zvarritet, të formohet konform Kushtetutës

Bajrami kritikon Muratin: Ka kthyer tutat kah tatimpaguesit më të mëdhenj të vendit

Bizneset kërkojnë plan të zbatueshëm të rimëkëmbjes
