Arbëri

Katër të vdekur e 453 raste të reja me COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit

Katër të vdekur e 453 raste të reja me COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit
 

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë katër persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19. Tre nga të vdekurit janë nga komuna e Prishtinës (83, 76 dhe 70 vjeç), ndërsa një nga Skenderaj (58-vjeçar).

Numri total i të vdekurve në Kosovë si pasojë e COVID-19 ka arritur në 1599.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 453 raste pozitive me koronavirus nga testimi i 3680 mostrave.