Arbëri

Rama: Nesër mbërrijnë edhe 15 mijë doza të vaksinës së Pfizerit në Shqipëri

Rama: Nesër mbërrijnë edhe 15 mijë doza të vaksinës së Pfizerit në Shqipëri
 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka konfirmuar se 15 mijë doza të vaksinës Pfizer pritet të mbërrijnë në Shqipëri gjatë ditës së nesërme.

Rama, gjatë vizitës në shtëpinë e të moshuarve ku po vazhdon vaksinimi, shtoi se brenda dy javëve të para të marsit edhe COVAX do të nisë furnizimin me vaksinën AstraZeneca, e cila nuk është aprovuar për personat mbi 65 vjeç.