Arbëri

Kurti e Osmani bëjnë homazhe në Likoshan e Qirez: Duhet të sjellim drejtësi për viktimat

Kurti e Osmani bëjnë homazhe në Likoshan e Qirez: Duhet të sjellim drejtësi për viktimat
 

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, kanë bërë homazhe në Likoshan dhe Qirez.

21 vjet më parë në këto fshatra policia serbe kishte ekzekutuar 24 civilë të pafajshëm para oborreve të shtëpisë, në shenjë hakmarrje ndaj përleshjes me një njësit të U{K-së te vendi i quajtur Lisi Gjashtënjak.