Arbëri

Rreth 20 pacientë marrin plazmën e gjakut, infektologët thonë se janë në pritje të efekteve

Rreth 20 pacientë marrin plazmën e gjakut, infektologët thonë se janë në pritje të efekteve
 

Prishtinë, 28 shkurt (KosovaPress) - Kosova ende nuk ka siguruar asnjë dozë të vaksinës kundër koronavirusit, por tashmë pacientët e shtrirë në Klinikën Infektive kanë nisur të marrin si terapi mbështetëse, trajtimin me plazmën konvalescente.

Rreth 20 pacientë kanë marr këtë lloj trajtimi, por infektologët thonë se ende është herët të flitet për efektet e këtij trajtimi. Ndërsa, nga Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzion të Gjakut (QKKTGJ) thonë se nuk kanë rezerva të mjaftueshme të plazmës së gjakut.