Arbëri

Lajçaku në Kosovë teston zhvillimet paszgjedhore para vazhdimit të dialogut

Foto: KOHA

Gjatë vitit të parë të mandatit të Lajçakut u realizuan vetëm dy takime të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Po ashtu, u zhvilluan një numër shumë i vogël i takimeve në nivel të ekipeve negociuese. Në dinamikën e dialogut ndikuan edhe pandemia dhe mundësitë e kufizuara të lëvizjes, por edhe mungesa e vullnetit nga palët që të avancojnë në këtë dialog

Bruksel, 27 shkurt – Saktësisht një muaj para se t’i skadojë mandati njëvjeçar, përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, vjen për vizitë në Kosovë, prej nga më pas do të shkojë edhe në Serbi.