Arbëri

Tre të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, sërish mbi 400 raste të reja

Në 1595 ka arritur numri i rasteve të vdekjes si pasojë e koronavirusit në Kosovë, që kur janë regjistruar rastet e para me COVID-19 në mars të 2020-s. Të shtunën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se janë regjistruar edhe tri vdekje, një në Malishevë (81-vjeç), një në Prishtinë (59-vjeç) dhe një në Prizren (78-vjeç).

Edhe në 24-orëshin e fundit janë regjistruar mbi 400 raste pozitive me COVID-19. Nga testimi i 3454 mostrave, të shtunën rezultuan pozitivë 426 persona. Kjo është dita e katërt rresht që në Kosovë po dalin nga më shumë se 400 raste pozitive në ditë.

Prishtina vazhdon të prijë me rastet e reja pozitive me 172 sosh. Pas saj vjen Peja me 36, Gjakova 32 raste, Ferizaj 27 raste, Gjilani 26 raste, Mitrovica 20 raste, Fushë-Kosova 13 raste, Prizreni 13 raste, Lipjani 9 raste, Rahoveci 9 raste, Deçani 8 raste, Podujeva 8 raste, Vushtrri 8 raste, Kamenica 6 raste, Shtime 6 raste, Viti 6 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Graçanicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Obiliq 3 raste, Klinë 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Junik, Malishevë dhe Suharekë.

Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive deri tash në Kosovë ka arritur në 68 mijë e 777. 1595 prej tyre kanë humbur jetën, ndërsa janë edhe 7539 raste aktive.

59 mijë e 643 persona janë shëruar.