Arbëri

Protesta kundër rastit “Monstra” përfundon me përplasje mes protestuesve e Policisë

Protesta kundër rastit “Monstra” përfundon me përplasje mes protestuesve e Policisë
Foto: REL
 

Në Shkup është protestuar me moton “Drejtësi për Liri” kundër vendimit të Gjykatës Penale për rastin “Monstra”. Protestuesit janë penguar nga kordoni i forcave policore të shkojnë para qeverisë, për të paraqitur kërkesat e tyre ndaj autoriteteve zyrtare, dhe për pasojë një pjesë e protestuesve ka hedhur gjësende të forta drejt pjesëtarëve të forcave të sigurisë.

Kryetari i Këshillit Organizativ të protestave Bedri Hajdari, ka thënë se policia mund të bllokojë rrugën, por jo edhe realizimin e drejtësisë, andaj ka kërkuar nga protestuesit të tregohen me gjakftohtësi.