Arbëri

Bordi i AKP-së ndalon valën e re të shitjeve deri në krijimin e institucioneve të reja

Bordi i AKP-së ndalon valën e re të shitjeve deri në krijimin e institucioneve të reja
 

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovarë të Privatizimit (AKP) ka reaguar pas deklaratave të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili gjatë ditës kërkoi nga ky bord të mos sfidojë mekanizmat institucional dhe të mos provojë të hapë valë të reja të privatizimit apo likuidimit në kundërshtim me vendimet që janë në fuqi.

Kurti në një postim në Facebook ka cekur se kur ai ishte kryeministër vitin e kaluar kishte paraparë ndryshim rrënjësor të statusit të AKP-së.